Bisedë mbi librin “Kalamaj” nga Patti Smith te Libraria Atë Zef Valentini

Më 3 tetor kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Librarinë Atë Zef Valentini së bashku me përkthyesin Alen Bejko dhe artistin Rael Hoxha, për një mbrëmje kushtuar Patti Smith dhe librit të saj “Kalamaj”, botuar në shqip prej pak kohësh.

Patti Smith është ndër ato artiste për të cilat poezia, muzika dhe politika nuk kanë qenë kurrë të ndara. E ushqyer nga poezia e Rimbaud-së dhe fryma e kundërkulturës, ajo i dha rock-ut një ligjërim të ri, sa poetik aq dhe kontestues. Këtë vit, krijimtaria e saj u vlerësua me Çmimin Princesa e Asturias për Artet 2026.

Te Kalamaj kthehemi në vitet kur kjo gjuhë ende po formohej. Përmes miqësisë dhe lidhjes së saj me fotografin Robert Mapplethorpe, Smith rrëfen se si dy të rinj, mes pasigurisë materiale, librave dhe jetës artistike të Nju Jorkut, i dhanë njëri-tjetrit guximin për t’u bërë artistë. Libri fitoi National Book Award në vitin 2010.

Për librin e sjellë në shqip do të bisedojmë me Alen Bejkon, përkthyesin e përkushtuar. Mbrëmja do të pasurohet me muzikë nga Rael Hoxha, për t’iu afruar edhe përmes tingullit natyrës së shumëfishtë të Patti Smith. Do të lexojmë, do të bisedojmë e do të këndojmë së bashku. Merrni kopjen tuaj!

E shtunë, 3 tetor · 18:00
Libraria Atë Zef Valentini

Date

03/10/2026
Kategorite

Location

Libraria “Atë Zef Valentini”, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.