Bisedë me artisten Anila Zajmi “Etnografi, art dhe design” te Galeria e Artit Tiranë
Etnografi, art dhe design.
Qilimat shqiptarë, një thesar motivesh tradicionale.
🗓️E Enjte, 18.12.2025
🕚Ora 11:00- 12:00
📍Galeria e Artit Tiranë
GAT ju fton në bisedën me artisten Anila Zajmi Katanolli, ku do të përqëndrohemi në eksperiencën e saj personale në kërkimin, hulumtimin dhe realizimin në terren, të situatës së artizanatit në Shqipëri, konkretisht për qilimat.
Kjo analizë do të trajtojë nxitjen dhe referimin e modeleve dhe motiveve të vjetra autentike, si edhe zhvillimin në dizajn dhe fashion-desing të traditës sonë etnografike, duke i kthyer në vlera bashkohore të dizajnit.
Shpalosja e veçorive të qilimave shqiptarë, eksperimentimi, vështirësitë, duke u motivuar nga kërkesat e dizajnit bashkohor e duke respektuar me rigorozitet karakterin specifik të trashegimisë etnografike në; raporte, simbolikë, ngjyra, psikologji, motive dhe teknika.
Artist-dizajner, etnografe Anila Zajmi-Katanolli, është diplomuar në pikturë, skenografi dhe kostumografi në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
Në vitin 1997 u specializua në Arezzo, Itali, në fushën e dizajnit të modës dhe vazhdoi më tej me studime doktorale në Folklor Albanologjik.
Në vitin 1996 hapi një nga shtëpitë e para të modës në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin dhe profesionalizimin e modës shqiptare.
Jeni të mirëpritur!