Bisedë me artisten Silvana Nini “Dijebërja e xhubletës” te Galeria e Artit Tiranë
📆 04.12.2025
⏰11:00
📍 Galeria e Artit Tiranë
GAT ju fton në bisedën me artisten Silvana Nini, për të analizuar një nga elementët më të rëndësishëm të kulturës sonë, XHUBLETA, e cila qëndron edhe në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO.
Veshja me xhubletë, si elementi më dallues i grave malësore në Veri të Shqipërisë dhe si një dëshmi e mënyrës së tyre të jetesës, lidhet ngushtë me natyrën e bukur të alpeve shqiptare, dhe ka një pamje shumë impresionuese për nga silueta që krijon.
Dijebërja e xhubletës përbëhet nga një sërë procesesh e teknikash tradicionale, të cilat do i rikthejmë në vëmendje në kuadër të ekspozitës “Qoftë e Shëndetshme Dora që Krijon”, me qilima të artistëve nga Azerbajxhani dhe artistit shqiptar Xhevahir Kolgjini.
Silvana Nini është diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës, në degën pikturë, specialiteti i tekstilit. Prej vitit 1999, ka kontribuar në hartimin e kurrikulës, programeve dhe librave të lëndës së “Arti Pamor” në sistemin shkollor parauniversitar.
Ka kryer studimet doktorale në Trashëgimi Kulturore/Etnografi në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Është gjithashtu pedagoge në atelienë “Tekstil dhe modë” pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve, për lëndën “Dijebërja dhe estetika e veshjeve popullore”.
Jeni të mirëpritur!