
Bisedë me temë “Erdhi dita e arbërit” te “Muzeu Historik Kombëtar”
Cikël me leksione të hapura me temë trashëgiminë kulturore dhe historinë
“Erdhi dita e arbërit”
Me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së Jeronim de Radës
Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i memories kombëtare organizon një cikël me leksione të hapura me temë trashëgiminë kulturore dhe historinë, të cilat do të vijojnë për ta kthyer muzeun në një qendër kërkimore dhe shkencore për të rinjtë. Në këtë kuadër kemi menduar të organizojmë një bisedë me temë “Erdhi dita e arbërit”. I ftuar është prof. dr. Sadik Bejko. Ky aktivitet përkujtimor përkon me 120 vjetorin e vdekjes së Jeronim de Radës. Aktiviteti zhvillohet më 28 shkurt 2023, ora 11:00 në sallën “Kostandin Shpataraku”.
