Bisedë publike në COD “Pavijoni Shqiptar në Bienalen e 61-të të Venezias”
Pavijoni Shqiptar në Bienalen e 61-të të Venezias
Bisedë publike në COD, 9 Dhjetor, ora 18:00.
Në prag të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venezias, kjo bisedë synon të ndajë me publikun procesin e përzgjedhjes së projektit përfaqësues, konceptin artistik të A Place in the Sun të Genti Korinit dhe qasjen kuratoriale që qëndron pas tij. Diskutimi do të ndalet gjithashtu mbi rëndësinë e këtij momenti për artin bashkëkohor shqiptar, për rolin e institucioneve publike në përfaqësimet ndërkombëtare dhe për mënyrat se si bashkëpunimi ndërmjet aktorëve institucionalë dhe atyre të pavarur forcon praninë dinjitoze ndërkombëtare të Shqipërisë në skenën e artit.
Organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, dhe Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me COD – Qendra për Hapje dhe Dialog.