Buk Reading Series nga “Peizazhet e Fjalës” tiranë
TEKSTE TË DËSHMISË
Leximet publike janë mundësi për t’ua risjellë në vëmendje lexuesve tekstet tona dhe autorët, për të reflektuar pa ngut mbi aktualitetin dhe për të shtruar një mozaik dëshmish të epokës. Peizazhe të Fjalës ju fton në serinë e dytë të Buk Reading me fragmente tekstesh të shkruara për protestën në bulevard gjatë këtyre dy muajve.