
“Bylis Polifonia” me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore
Në zemër të Bylisit jehon Polifonia! ✨❤️
Më 12 shtator, ora 18:00, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, në bashkëpunim me Shoqatën “Bylis Polifonia”, sjellin një mbrëmje të paharrueshme në qytetin antik të Bylisit.
Tingujt e rrallë të polifonisë shqiptare, shpallur nga UNESCO si Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit, do të ngjizen mes gurëve të lashtë duke e kthyer Bylisin në një skenë të gjallë arti e trashëgimie.🌹
