Cirk për fëmijë “Znj.Plastikë”
PLASTIKA MENDON SE E KA FITUAR SKENËN.
NATYRA KA NJË MENDIM TJETËR. 🌿
8, 9, 10, 11, 17, 18, 24, 25, 31 tetor, ora 17:00, Teatri i Kukullave
Kalendari i këtij muaji vjen me premierën “ZNJ. PLASTIKA”. ✨
Ajo hyn në botën e Natyrës.
Por aty nuk është vetëm.
🌿 Zana Natyrë
💧 Zana e Ujit
❄️ Zana e Akullit
☁️ Zana e Reve
🎨 Zana e Ngjyrave
Njëra pas tjetrës.
Një betejë pas tjetrës.
Plastika mendon se mund t’i mposhtë të gjitha.
Derisa ato bëjnë diçka që ajo nuk e pret:
BASHKOHEN.
Dhe atëherë…
Plastika ndryshon.✨🌿
Një spektakël plot akrobaci, magji, humor dhe ngjyra, që sjell në skenë një histori për natyrën, fuqinë e bashkimit dhe një botë që ia vlen ta mbrojmë.
🎭 EKIPI KRIJUES
✍️ Autore: Delinda Zhupa
🎨 Kostumografi & skenografi: Eldo Disha
🎬 Asistent regjisore: Shegushe Bebeti
🎭 Drejtimi artistik: Olta Ahmetaj
🤸♀️ Në skenë:
Sabina Troshku • Ebi Demollari • Esemela Gjinaj • Paola Dedolli • Klediona Dosti • Armela Bushgjokaj
⭐ Mjeshtrat:
Fitnete Duro • Brunilda Demollari • Uljan Xhani • Alketa Haxhiu • Eris Hoxha
🎪 Një numër i veçantë, punuar nga akrobatja e ajrit Loredana Dushku. ✨🤸♀️🎭
Vendet të presin.
Zanat janë gati.
Po ti? 👀