Claviotrio në TKOB
🎶 ❄️ CLAVIOTRIO hap stinën koncertore të muzikës së dhomës këtë fillim janari të acartë, në hollin koncertor të TKOBAP-së,
duke sjellë tingujt e një dialogu të qetë dhe të ngrohtë mes pianos, klarinetës dhe violës.
Një mbrëmje intime me Paola Budani në piano, Rodolf Baha në klarinetë dhe Sonila Baha në violë, të cilët do të interpretojnë 8 pjesë për violë, klarinetë dhe piano nga Max Bruch, premierë botërore nga Thomas Simaku “Moj e bukura more”, si dhe Tio për klarinetë, violë dhe piano nga Jean Francaix.
Mos mungoni!
🎟️ Biletat mund t’i gjeni duke nisur nga data 5 janar pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!