Çmimet për konkursin artistik “Mbresa”, edicioni VII te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në datën 16 Maj 2024, ora 17:00 organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin artistik “Mbresa”, edicioni VII.
Në këtë event do të ekspozohen punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në “Shtëpinë me Gjethe”. Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime simbolike dhe do të botohen në një katalog.
Date
- 16/05/2024
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Muzeu "Shtepia me gjethe"