Creative Morning – “Blossom” me Ardian Isufin

Tema globale e CreativeMornings për muajin shtator është BLOSSOM, rreth së cilës do të flitet në 250 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar artistin, kuratorin dhe pedagonun e njohur Ardian Isufi, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.

“CreativeMornings sjell idenë se ashtu si lulet shërbejnë për një qëllim më të madh duke kontribuar në ekosistem, ashtu duhet të shërbejë edhe kreativiteti. Projektet e mia si propozime artistike U.F.O dhe Mitra, eksplorojnë mënyrën se si ideologjitë lulëzojnë dhe veniten, dhe si arti mund të tërheqë vëmendjen për të ri-dimensionuar sistemin shoqëror.
Kreativiteti artistik shërben në këtë rast si një sfidë dhe në vend që të jetë vetëm për bukurinë, duhet të vëndos në pikëpyetje normat shoqërore, gjithashtu duke i nxitur të tjerët të rriten përmes reflektimit dhe veprimit. Lulet nuk çelin me urdhër, por kërkojnë kushtet e duhura për të lulëzuar, edhe kreativiteti ka nevojë për kujdes, hapësirë dhe kohë për t’u zhvilluar.”

Artist me një karierë të gjatë në skenën e artit pamor, kritikës, organizimit të aktiviteteve artistike dhe kurimit të ekspozitave. Si artist ka marrë pjesë në shumë veprimtari artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, në vende të ndryshme: Itali, Greqi, Francë, Austri, Kinë, Shtetet e Bashkuara etj.
Pjesmarrës dhe fitues i çmimit të tretë në vitin 2005 dhe atë të dytë në vitin 1996 në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri, etj.
Ardian Isufi në aksionin e tij publik ka krijuar një marrëdhënie konstante me publikun, si artist apo kurator, duke tentuar në mënyrë të vazhdueshme ta ballafaqojë atë me problematika akute social-shoqërore dhe politike, por përherë të hetuara nga një këndvështrim dhe një qasje bashkëkohore ndërmjet lokales dhe globale.
Profesor i Asociuar dhe Doktor(PHD) në Universitetin e Arteve të Tiranës, Shqipëri.

Eventi do të mbahet të premten, datë 19 shtator, ora 10:00, te Librari BABEL, pranë Piramidës, Tiranë.

Date

19/09/2025

Time

10:00

Location

Librari Babel
Rruga Papa Gjon Pali 2, Tirana, Albania 1001

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.