creative morning tirana

“Creative Morning” – Ritual me Juxhin Rama

Tema globale e CreativeMornings për muajin gusht është RITUAL, rreth së cilës do të flitet në 240 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar Juxhin Rama, jurist, specialist PR & Marketing, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Rituali përfaqëson një lidhje të rëndësishme me traditat, historinë apo kujtimet, duke krijuar një ndjenjë të thellë përkatësie. Në momente rituali ke mundësinë të ndihesh mirë, por mund të gjesh mënyrë edhe për t’u përmirësuar dhe për të analizuar me kujdes të gjithë rrugëtimin tënd, ku të gjitha këto elemente arrijnë të të mbushin me energji. Ritualet kanë aftësinë të shndërrohen edhe në akte të shenjta deri diku, duke i dhënë kuptim dhe ngjyra jetës.”
Juxhin Rama, Themelues dhe President i Inter Club Albania që nga viti 2011. Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë ku kam studiuar drejtësi dhe profesioni që kam ushtruar për vite me radhe është ai i juristit. Gjithsesi pasioni im i vërtetë janë marrëdhëniet me publikun, marketingu sportiv dhe mbi të gjitha dashuria për ngjyrat zikalter që i kanë dhënë një kuptim të veçantë jetës sime. Përmes krijimit të Inter Club Albania, kam arritur të bashkoj njerëz me të njëjtin pasion dhe të ndërtoj një komunitet të fortë dhe të përkushtuar duke përjetuar Interin çdo ditë. Edhe pse qindra kilometra larg, ne kemi arritur të zerojmë distancën fizike që kemi me skuadrën e zemrës dhe e kemi kthyer mbeshtetjen ndaj Interit në një ritual të shëndetshëm.

Eventi do të mbahet të premten, datë 30 gusht, ora 10:00, te AGIMI Art Center, Tiranë.

Date

30/08/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00

Location

Qendra e Artit "Agimi"

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.