Creative Morning – “Soft” me Joni Baçi Alizoti
Tema globale e CreativeMornings për muajin tetor është SOFT, rreth së cilës do të flitet në 250 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar artistin multidisiplinor Joni Baçi Alizoti, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
Në Tiranë kemi ftuar artistin multidisiplinor Joni Baçi Alizoti, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Për mua, çdo disiplinë artistike apo arkitektonike mbart brenda një lojë të brishtë poetike — një butësi e ndërlidhur me mënyrën se si shprehemi. Fjala “soft” më lidhet me poezinë dhe paralelizmin që ajo krijon midis ndjeshmërisë dhe formës. Në nivel kombëtar, “soft” është shpesh ana e padukshme e një monedhe ku zakonisht dominojnë strukturat e forta. Pikërisht nga kjo asimetri lind një lloj hiper-sensibiliteti: energjia lokale shkon në ekstreme, duke krijuar si “hard”, ashtu edhe “soft” në mënyrë të thellë dhe të veçantë.
Qasja ime ndaj fotografisë dhe videos është një manifest antropologjik dhe poetik, jo thjesht teknik. Gjatë viteve kam ushtruar krijimtarinë time në fusha si design produkti, graphic design, interior & exterior architecture, fotografi, video dhe pikturë — duke ndërthurur gjithmonë ndjeshmërinë me strukturën.”

Eventi do të mbahet të premten, datë 24 tetor, ora 10:00, te Librari BABEL, pranë Piramidës, Tiranë.