
“Creative Mornings” me Ardian Pepa
Tema globale e CreativeMornings për muajin shkurt është TOUCH, rreth së cilës do të flitet në 225 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar skulptorin Ardian Pepa, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Prekja është momenti i parë që nis idenë dhe merr formë imagjinata.
Pikërisht proçesi i modelimit është ndjeshmëria që përcjell kjo prekje.
Prekja fizike me materialin e argjilës e lë çdo njollë, çdo gjurmë, çdo forcë emocionale edhe shenjat e gishtërinjve të artistit.
Në çdo material prekja është me energji të ndryshme, si tek mermeri që e kërkon forcën e prekjes deri në luçidimin e formës.
Artisti me veprën e tij arrin të krijojë një lidhje aq të fortë sa dashuria e nënës për fëmijën. Te relievi në negativ prekja është kërkuar në marrëdhenien midis dritës dhe hijes, kulmeve të forta dhe formave të buta.”
Ardian Pepa është skulptor me karrierë të gjatë në artet figurative dhe realizues i shumë veprave monumentale në Shqipëri dhe jashtë saj.
Si artist, Pepa ka marrë pjesë në disa veprimtari artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, në vende të ndryshme
si: Mali i Zi, Turqi, Egjipt, Kosovë, Itali, etj.
Ardian Pepa ka realizuar gjithashtu disa ekspozita personale ku mund të veçojmë:
1) Ekspozitë në skulpturë, Qendra VEVE, Tiranë, viti 2002.
2) Ekspozitë “Tendencë” ne Muzeun Historik
Kombëtar Tiranë.
3) Ekspozite skulpturë-pikturë në Galerine KLEDIO në vitin 2008.
4) Ekspozitë “Portret në Arkiv” në Muzeun Historik Kombëtar.
Përzgjedhur si fitues për realizimin e busteve kushtuar qeverisë së Vlorës. Fitues i çmimit të parë për monumentin kushtuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Pjesëmarrës në konkursin kombëtar të arteve pamore “ONUFRI”, etj. Në karrierën universitare Ardian Pepa është laburant në Atelienë e Skulpturës pranë Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri
