Creative Mornings – “Nomad” me Blerina Hankollarin

Tema globale e CreativeMornings për muajin gusht është NOMAD, rreth së cilës do të flitet në 250 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar antropologen dhe producente filmi Blerina Hankollari, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.

“NOMADI përfaqëson një koncept kritik dhe mbështet një paradigmë antropologjiko-politike, e cila reflekton mbi mendimin si forcë në lëvizje, në krijim dhe në rezistencë të përhershme ndaj statizmit, sedentarizmit dhe formacioneve shoqërore apo shtetërore, kontrolluese dhe organizuese.
Në nivel lokal, figura e nomadit më përvijohet në dy forma. Prirja e një shtrese të caktuar urbanësh të cilët arratisen përkohësisht apo periodikisht në zona rurale duke besuar në idealin romantik të një arratisjeje nomadike apo në idiosinkretizma si “të (ri)gjejmë vetveten dhe lidhjen vetjake me natyrën”, ndërkohë që kam përshtypjen se, për një pjesë të madhe, ky mbetet një iluzion, i cili riprodhon një sedentarizëm të ri.”.
Blerina Hankollari ka studiuar filozofi evropiane dhe është aktive në industrinë e filmit që prej vitit 2012. Ajo ka punuar si konsulente kreative në dokumentarin S’është Lavazh (2012)
të regjisorit Gentian Koçi, i cili pati premierën botërore në Hot Docs, dhe ka prodhuar filmat artistikë Dita zë fill (2017) dhe Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur (2022).
Të dy titujt morën vlerësime ndërkombëtare dhe çmime të shumta në festivale, si dhe u përzgjodhën si kandidaturat zyrtare të Shqipërisë për Çmimet Oscars, respektivisht,
në vitet 2018 dhe 2023. Ajo u përzgjodh, ndër njëzet producentët në ngjitje të Evropës, për të marrë pjesë në programin Producers on the Move nga European Film Promotion gjatë Festivalit të Kanës 2025, si dhe në EAVE Producers Workshop 2025. Nga viti 2015 deri në vitin 2023, Blerina Hankollari ka punuar si studiuese në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në Tiranë, duke thelluar paralelisht angazhimin e saj me teoritë kulturore dhe prodhimin kinematografik.

Eventi do të mbahet të premten, datë 29 gusht, ora 10:00, te Librari BABEL, pranë Piramidës, Tiranë. #creativemornings

Date

29/08/2025

Time

10:00

Location

Librari Babel
Rruga Papa Gjon Pali 2, Tirana, Albania 1001

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.