
CreativeMornings #Mentor me Albi Çifligu te Librari BABEL
Tema globale e CreativeMornings për muajin korrik është MENTOR, rreth së cilës do të flitet në 249 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar skenografin Albi Çifligu, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Nga të gjithë njerëzit ose situatat që kanë ndikuar në formimin tim, kam kuptuar se ne jemi të modifikueshëm pas çdo marrëdhënieje, opinioni, mendimi, ndaj kjo sjell që rrethanat gjithmonë evoluojnë, e si pasojë ndryshon dhe mentori.
Koncepti mentor nuk është vetëm qenie humane, mund të jetë një objekt, çast, ndjesi, që pagëzohet si i tillë, mund të jetë energji, mënyra se si secili transmeton dijen në publik.
Mendoj se mentori nuk ka përcaktim, por vlen të thuhet se ne të gjithë jemi në kërkim të një mentori. Kjo është arsyeja përse unë dua të jetoj sot që të jem mentor nesër.“
Aleksandër Çifligu, i njohur si Albi, është një skenograf i njohur shqiptar, lindur në Tiranë më 12 tetor 1978. Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1991, u vendos në Athinë, ku punoi në studio televizive dhe më pas u arsimua në një shkollë profesionale për skenografi dhe kostumografi. Karrierën e tij e ndërtoi në tregun grek dhe europian, ndërsa që prej vitit 2011 jeton dhe punon në Shqipëri, duke drejtuar kompaninë Kuadr.
Eventi do të mbahet të premten, datë 11 korrik, ora 10:00, te Librari BABEL, pranë Piramidës, Tiranë.
#creativemornings #cmmentor
