Cultural Incubator – ” Çdo objekt tregon një histori” te “MuzehLab” Durrës

Çdo objekt përmban një histori, dhe kjo histori ngacmon ndërgjegjen e artistit Eduart Karaj.
Çdo objekt përbën interes për shqisat e artistit. Eduarti sheh art në çdo element jetësor, çdo send, objekt apo cfarëdoqoftë kur ngacmon subkoshiencën e tij atëherë ajo futet në laboratorin e ndjeshmerisë së tij dhe përgatitet ngadalë për tu kthyer në një vepër domethënëse.

Bëhemi bashkë me artistin Eduart Karaj e bisedojmë së bashku!
Eduarti ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura për skulpturë-qeramikë dhe ka mbi 15 vjet eksperiencë në pikturë dhe skulpturë. Eduarti ka hapur disa ekspozita vetjake si në Galerinë e Arteve (2021) Tiranë, Maqedoninë e Veriut (2020), në Tiranë (2018, 2014), Berat në Galerinë Edward Lear (2012), Durrës (2011), Tirane (2005, 2009). Eduarti ka marr pjesë dhe në shumë ekspozita kolektive prej vitit 2005-2022.

Date

28/02/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

"MuzehLab" Durres
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart