Damnatio Memoriae – Mbrëmje letrare me Ben Andonin, Raimonda Bulkun, Violeta Muratin
Damnatio Memoriae
18 Dhjetor ora 18:30
Vila 31 x Art Explora
18 Dhjetor ora 18:30
Vila 31 x Art Explora
Një mbrëmje e hapur letrare me Ben Andoni, Raimonda Bulku, Violeta Murati, Bashkim Shehu
Pjesë e programit publik të ekspozitës “Kujtesë e trupëzuar”, kuruar nga pjesëmarrësit e programit “Kurim me Përkujdesje II“
Pjesë e programit publik të ekspozitës “Kujtesë e trupëzuar”, kuruar nga pjesëmarrësit e programit “Kurim me Përkujdesje II“
Një mbrëmje e hapur letrare, që synon të hedhë dritë mbi zërat e heshtur të letërsisë shqiptare — poetët dhe shkrimtarët që u persekutuan, u mënjanuan apo u lanë në harresë gjatë diktaturës komuniste.
Qëllimi i këtij takimi është të rikthejë në vëmendje veprën, jetën dhe guximin krijues të atyre që mbajtën gjallë fjalën e lirë përmes vuajtjes dhe mërgimit të brendshëm.
Qëllimi i këtij takimi është të rikthejë në vëmendje veprën, jetën dhe guximin krijues të atyre që mbajtën gjallë fjalën e lirë përmes vuajtjes dhe mërgimit të brendshëm.
Takimi do të zhvillohet në një atmosferë të ngrohtë e informale, ku një panel i përbërë nga artistë, shkrimtarë dhe studiues si Ben Andoni, Rajmonda Bulku,Violeta Murataj, Bashkim Shehu, do të ndajnë reflektime rreth letërsisë së ndaluar, trashëgimisë së saj dhe domethënies që ajo mbart për kujtesën tonë kolektive sot.
Mbrëmja do të shoqërohet me lexime artistike të fragmenteve poetike dhe prozës së autorëve Vilson Blloshmi, Drita Çomo, Genc Leka, Petro Marko, Hafzi Nela, Bedi Pipa, Frederik Rreshpja, duke sjellë përpara publikut zërat që për dekada u përpoqën t’i fshinim.

“Kujtesa në hije” (Damnatio Memoriae) është një ftesë për të dëgjuar, për të kujtuar dhe për të rikthyer në dritë ato histori që ende kërkojnë vendin e tyre në kulturën dhe ndërgjegjen tonë.
Damnatio Memoriae mbështetet nga Goethe Zentrum Tirana si pjesë e programit publik të ekspozitës “Kujtesë e trupëzuar”, kuruar nga pjesëmarrësit e programit Kurim me Përkujdesje II të Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art, në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura, Vila 31 x Art Explora dhe Goethe Zentrum Tirana, si dhe mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.
Date
- 18/12/2025
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Vila 31, ish-Bllok, Tiranë