
“De Profundis” Rrugëtim me Gjon Kapidanin te “Teatri i Metropolit”
Tiranë më 31 maj ora 19.00 në Teatrin Metropol, hyrja e lirë
DE PROFUNDIS
Rrugëtim me Gjon Kapidanin
Gjon Kapidani (1933 – 2009) është një nga figurat më të rëndësishme të botës muzikore të Shkodrës dhe në të njëjtën kohë të vendit.
Aktiviteti kulturor kushtuar atij vjen si rezultat i sinergjisë artistike mes kompozitorit Jozef F. Pjetri, muzikologes Mikaela Minga – e cila me këtë rast do të lexojë edhe tekstet poetike – dhe artistes Orestia Kapidani. Ai nuk synon të jetë një koncert i thjeshtë përkujtimor për piano, por një sintezë mes veprës muzikore, botës emocionale dhe punës pedagogjike të Gjon Kapidanit, e shfaqur kjo përmes një programi të shtresëzuar artistik.
Muzika, poezia, filozofia, artet pamore dhe kujtimet personale ndërthuren mes tyre për të paraqitur sa më mirë aspektet dhe interesat e shumta të Gjon Kapidanit.
Me pjesëmarrjen e korit “Metropol Acapella”, nën drejtimin e Ketjona Pecnikaj
Në bashkëpunim me @teatrimetropol
***
Në program:
Hyrje mbi figurën dhe veprën e Gjon Kapidanit dhe leximi i teksteteve poetike dhe filozofike të Dante-s, Nietzsche-s dhe Pound-it nga Mikaela Minga.
Imazhe dhe foto të realizuara nga Gjon Kapidani, do shfaqen të rikompozuara nga Orestia Kapidani.
Muzikë nga Beethoven, Wagner, Liszt, Scriabin, Kapidani dhe Pjetri
Interpreton në piano Jozef F. Pjetri
