“Dhimitër Anagnosti – Poeti i filmit”

🎬 Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së regjisorit Dhimitër Anagnosti, një prej figurave themeluese të kinematografisë shqiptare, ju ftojmë të merrni pjesë në një mbrëmje të veçantë kushtuar jetës dhe veprës së tij.

I cilësuar shpesh si “poeti i filmit”, Dhimitër Anagnosti ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit filmik shqiptar, me një gjuhë kinematografike të ndjeshme, humane dhe thellësisht poetike.

📅 Data: 23 Janar 2026
🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: Salla e Koncerteve, Universiteti i Arteve

Kjo mbrëmje është një homazh dhe një moment mirënjohjeje për trashëgiminë artistike të një autori që ka formësuar breza dhe ka ndërtuar kujtesën tonë kolektive përmes filmit.

Ju mirëpresim të përkujtojmë së bashku një jetë të përkushtuar ndaj kinemasë dhe artit.

Hyrja e lirë.

Organizuar nga familja Anagnosti, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Universitetit të Arteve dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Date

23/01/2026
Kategorite

Location

Salla koncertore UART

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.