
Diskutim libri – “Autoritarizëm në tranzicion” nga Përparim Kabo
Universaliteti mitik parahelen i antropologjisë pellazgjike është formë e kompletuar e shpjegimit ontologjik dhe gnoseologjik të universit, natyrës, njeriut, jetës dhe shpirtit njerëzor. Mbizotëron në këtë produkt shekullor mbingarkesa antropologjike dhe humanizmi, liria dhe kulti i së vërtetës, sinqeriteti dhe grishja e habisë…
Një sistem i ri shoqëror, sado demokratik të jetë në raport me atë që lë pas, nuk mundet kurrsesi të definohet plotësisht si i tillë me antropologjinë e djeshme. Kjo e fundit e realizon këtë detyrim historik për aq sa është e civilizuar të zotërojë ligjësitë dhe detyrimet, që rrjedhin prej sistemit të ri, për aq sa e pranon sfidën e kostos sociale, morale dhe atë të interesave…
Të përfshihesh në magmën e globalizmit, do të thotë jo thjesht të jepesh për të humbur në oqean, por të gjesh orientimin, drejtpeshimet dhe pikërëndesat. Në një përzierje të tillë dinamike, ku konkurrenca të rrëzon, shtetit i kërkohet gjykim i ftohtë, largpamës dhe kujdes maksimal…
Tipari i identifikimit sasior dhe vlerësues monetar të ndjenjave ka bërë delegimin e njerëzores, nga ambienti natyror i marrëdhënieve ideore ndjenjësore te tregu i objekteve. Sendi nuk është marrëdhënie dhe marrëdhëniet nuk duhet të sendërtohen në objekte, pasi kjo e ka shndërruar individin, duke e vënë në një raport shumë delikat “të jesh ai çfarë ke”…
#perparimkabo #antropologji #shqiptare
