DISKUTIM PUBLIK ME MANUELA PICQ te BERK

DISKUTIM PUBLIK ME MANUELA PICQ: Si ka ndikuar mendësia kolonialiste në botën ku jetojmë sot?
Kolonializmi nuk është thjesht një kapitull i mbyllur i historisë, por një mënyrë mendimi – një logjikë e përvetësimit dhe hierarkisë – që vazhdon të formësojë strukturat shoqërore, ekonomike dhe kulturore në shkallë globale. Edhe ato vende që nuk kanë qenë drejtpërdrejt pjesë e projekteve kolonialiste, si Shqipëria, bartin brenda tyre pasojat e kësaj trashëgimie përmes modeleve të zhvillimit, sistemeve të dijes dhe përfytyrimeve mbi tjetrin.
Pikërisht për këtë arsye, është e domosdoshme të hapim një debat të sinqertë mbi format bashkëkohore të post-kolonializmit – për të kuptuar më mirë botën që kemi trashëguar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, të ndjeshme dhe vetëdijshme ndaj padrejtësive të rrënjosura thellë.

Në “Të egër dhe qytetarë”, studiuesja Manuela Picq hedh dritë mbi mënyrën se si popujt indigjenë në Amerikën Latine – veçanërisht në Ekuador – po organizohen për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të sfiduar rendin shoqëror ekzistues. Ndërkohë që shtetet shpesh pretendojnë se e nderojnë diversitetin kulturor, në praktikë i trajtojnë komunitetet indigjene si qytetarë të dorës së dytë. Por këto komunitete nuk kërkojnë vetëm përfshirje në sistemin ekzistues – ato po rivendosin, riformulojnë dhe rizbulojnë vetë kuptimin e qytetarisë, të demokracisë dhe të drejtësisë.

Duke u mbështetur në histori reale dhe në praktika ligjore tradicionale, Picq tregon se si lëvizjet indigjene po ndërtojnë alternativa të qëndrueshme, të ndershme dhe të lidhura ngushtë me tokën dhe kujtesën kolektive.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në një bisedë me vetë autoren, për të hyrë në thellësi të këtij libri frymëzues, që sjell në qendër të debatit politik zërat e atyre që për shumë kohë janë përjashtuar prej tij.

Takimi organizohet nga @qendrauja_ Biseda do të moderohet nga Rea Nepravishta dhe do të mbahet në gjuhën angleze.

Date

23/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Berk Botime

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart