Diskutime mbi filmat dhe animacionin nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të jetë pjesë e Tirana International Fair organizuar nga KlikEkspo Group, që do të mbahet nga 5 deri më 8 nëntor në Pallatin e Kongreseve.
📍Ju mirëpresim çdo ditë në stendën tonë për të zbuluar më shumë mbi programet, nismat dhe vizionin tonë mbi kinemanë shqiptare!
🎥 Gjithashtu, ju ftojmë të bashkoheni me ne në diskutimet tematike që zhvillohen nga 7-8 nëntor, ora 16:00–17:00, ku do të trajtojmë tema si:
✨ Animacioni në kinematografi
🏞 Festivalet dhe roli i filmit në zhvillimin ekonomik e turistik