
Dita Botërore e Poezisë me poezi të Pasolinit dhe Pascolit
Ditën e martë, më 18 mars, në orën 18:00, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, ka kënaqësinë të presë në bibliotekën e tij, një aktivitet të veçantë, të organizuar nga Departamenti i Gjuhës Italiane të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës.
Ju presim të gjithëve për të kremtuar së bashku bukurinë e poezisë dhe lidhjen mes këtyre dy poetëve të mëdhenj. ✨
