
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Lezhë
29 Shtatori – Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore 🇦🇱
📍 Memoriali i Skënderbeut, Lezhë
🕛 Ora 12:00
Ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e një dite të veçantë kushtuar trashëgimisë sonë kulturore!
✨ Programi i aktivitetit:
👘 12:00 – Parakalimi i kostumeve tradicionale të zonës.
🎭 12:30 – Festivali i Trashëgimisë Kulturore.
🏆 Ndarja e çmimeve për performancat më të spikatura.
📌Ejani të festojmë së bashku pasurinë tonë shpirtërore dhe kulturore, aty ku historia flet vetë – në zemër të Lezhës, pranë figurës madhështore të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore
