
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore – Takimi për “Veshjen e Nuses Zadrimore” në Hajmel
NË KUADËR TË 29 SHTATORIT, DITËS KOMBËTARE TË TRASHËGIMISË KULTURORE 🏛🏰🏘🏺🍶
Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin prezantues kushtuar “Veshjes së Nuses Zadrimore”, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, z.Kristian Shkreli për një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë jomateriale të fushës së Zadrimës.
Mbajtja gjallë e dijebërjeve tradicionale është garanci jo vetëm për vazhdimësinë e jetës komunitare, por edhe për zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.
Gjatë aktivitetit do të gjeni:
📌Këndin e artizanëve që sjellin të gjithë procesin e prodhimit të kostumit tradicional të Zadrimës: nga nxjerrja e fijes së mendafshit, endja e pëlhurave bazike, deri te qëndisja me motive gjeometrike sipas shembujve të hershëm.
📌Një udhëtim në histori, do të risillet atmosfera e dikurshme e tregjeve tradicionale, ku gratë dhe burrat zadrimorë shisnin punimet e tyre artizanale.
📌Improvizimi i “Marrjes së Nuses” sipas traditës së hershëm, i shoqëruar me muzikë dhe valle tradicionale, që do të sjellin një atmosferë të gjallë festive.
Ky aktivitet është një mundësi unike për të njohur nga afër trashëgiminë e pasur zadrimore dhe për të qenë pjesë e një feste që bashkon historinë, kulturën dhe artizanatin.
Mos mungoni! 👏🏻
📍 Hajmel
🗓 29 Shtator
⏰ Ora 10:30
