
“Dita Nderkombetare e Muzeve 2023” me “MuzehLab” Durres
Në ditën Ndërkombëtare të Muzeve 2023 me temë “Muzetë, Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia” le të festojmë dhe zhvillojmë gjelbërimin për mirëqënien e përbashkët – Smell the Soil🌸🌻🌷🌳
Në datë 18 Maj MuZEH Lab ju mirëpret në ambientet e brendshme dhe jashtë dyerve të saj, me një program të mbushur plot me aktivitete kreative prej orës 18:00-20:00. Ky program do të përfshijë një larmishmëri aktivitetesh me qëllim ngritjen e fondeve për zhvillimin e hapësirës së gjelbërt për komunitetin.
Nëse dëshironi të rezervoni dhe food tasting gjatë këtij programi me produkte tradicionale dhe artizanale mund të dërgoni një mesazh ose të telefononi për rezervim në numrin e telefonit: 0682145275. Food tasting kushton 500 lekë për person dhe shuma e mbledhur do të shkoj për të mbjell më shumë lule për komunitetin.
