Ditët e filmit në UET – Suela Bako

E ftuara speciale e “Ditëve të Filmit në UET” – Suela Bako

Regjisore, skenariste, aktore dhe pedagoge, Suela Bako vjen në UET me filmin e saj artistik “Kadillak dhe Manaferra”.
I bazuar në një histori të vërtetë, filmi rrëfen rezistencën e heshtur, por të palëkundur, të një tekniku nafte, i cili në Shqipërinë komuniste të vitit 1975 guxon të refuzojë dorëzimin e një makine Cadillac – dhuratë nga i ati që jetonte në SHBA – të cilën regjimi kërkonte ta përvetësonte me çdo kusht.

Me filma të prezantuar në festivale ndërkombëtare si Selaniku, Krakova dhe Brukseli, si dhe me një karrierë të pasur në teatër, film dhe televizion, Suela Bako përfaqëson një nga zërat më interesantë të krijimtarisë shqiptare bashkëkohore.

Pas shfaqjes së filmit do të zhvillohet një bisedë e hapur me studentët dhe të rinjtë e apasionuar pas filmit.

📍 Ditët e Filmit në UET
🎥 “Kadillak dhe Manaferra”
🗓️ 8 Qershor | Ora 11:00 | Aula Magna

Ju mirëpresim!

Date

08/06/2026
Kategorite

Location

UET

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.