Ditët e Kujtesës 2026 – Performanca “Manual rrëzimi”

DITËT E KUJTESËS 2026 | Eventi hapës
@idmc.al dhe @kas.albania ju ftojnë në eventin e parë të Ditëve të Kujtesës 2026, një mbrëmje artistike që ndërthur kujtesën, reflektimin dhe shprehjen krijuese.

🎭 Performancë artistike me pjesë nga romani: “Manual Rrëzimi”, nën regjinë e @flobensabezati

Shfaqje e bazuar mbi një datë historike, 20 shkurt 1991, dhe e ndërtuar si performancë polifonike, me dëshmi, fragmente arkivore dhe monologë.

Një punëtor uzine me një litar, një stenograf që regjistroi gjuhën e pushtetit, një ish-i dënuar politik që kërkon drejtësi, një fëmijë që e vështroi ngjarjen nga dritarja, një grua që ndryshoi emrin për të mbijetuar, një eksperte kujtese që i jep diktaturës fytyrë njerëzore.

Edhe statuja flet. Jo me pendesë – por paralajmëron: “Unë nuk bie.
Ringrihem.”

Së bashku, ata formojnë një kor të thyer kujtese. Shfaqja mbaron aty ku fillon miti. Një thirrje për të dëshmuar dhe një refuzim për të harruar.

Ndërsa busti ngrihet sërish në skenë, pyetjet mbeten po ato:
Kush vendos çfarë mbahet mend?
Dhe çfarë bie vërtet – kur bie një statujë?

📍 Teatri Metropol, Tiranë
📅 19 shkurt 2026
🕕 Ora 18:30

‼️Vendet janë të kufizuara, ndaj konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me mesazh ose email tek office@idmc.al
Ju mirëpresim!

🕯️ MEMORY DAYS 2026 | Opening Event
@idmc.al and @kas.albania invites you to the opening event of Memory Days 2026, an artistic evening that brings together remembrance, reflection, and creative expression.

🎭 Artistic Performance adapted from the novel: “ Manual Rrëzimi” (How to Pull Down a Statue)
Directed by Flobensa Bezati

A performance based on a historic date — February 20, 1991 — conceived as a polyphonic act, woven together through testimonies, archival fragments, and monologues.

‼️Seats are limited, so please confirm your attendance by message or by email at office@idmc.al

We look forward to welcoming you!

Date

19/02/2026
Kategorite

Location

Teatri i Metropolit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.