“Ditët e Teatrit Universitar UET 3/2026”
Magjia e teatrit ngjitet nesër në skenën e UET!
Në kuadër të “Ditëve të Teatrit Universitar UET 3/2026”, studentët sjellin dramën “Doruntina”, frymëzuar nga vepra monumentale e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”.
Një histori që ndërthur misterin, besën dhe traditën shqiptare, e interpretuar me pasion dhe kreativitet nga talentet e reja të UET.
📅 9 Qershor 2026
🕚 Ora 11:00
📍 C102, UET
Ju presim të përjetojmë së bashku emocionet e një prej kryeveprave të letërsisë shqiptare. ✨🎭