Dokumentarë & Filma & Bisedë te “Universiteti i Arteve”
Të mërkurën, më 22.10.2025, ora 12:00, Fakulteti i Artit Skenik ju fton të ndiqni në sallën Black Box dokumentarin « Në parajsën socialiste {nuk bie shi) » nga Ermela Teli, filmin e shkurtër « Një histori e parrëfyer » nga Sara Hoxhaj dhe bisedën vijuese « Realitete artistike: të bësh një film për komunizmin në Shqipërinë jo-komuniste » nga studiuesja dhe pedagogia dr. Anxhela Çikopano, që lidhet me këto dy përvoja artistike dhe me trashëgiminë artistike të së shkuarës komuniste në kinematografinë shqiptare. Në përfundim jeni të mirëpritur të bëni pyetje, komente dhe të diskutojmë së bashku.