Dokumentari “Albgreko” – Eur(H)ope nga Qendra “Uja”
Qendra Uja ka kënaqësinë t’ju ftojë të gjithëve të na bashkoheni në shfaqjen e dokumentarit të shkurtër “ALBGREKO”, me regji nga @ilirtsouko i cili eksploron në thellësi përvojën e shqiptarëve në Greqi gjatë viteve 1990.
📍 Berk 📅 30 mars 🕖 19:00
Ky event shënon gjithashtu edhe përmbylljen e një projekti shumë të dashur për ne, Eur(H)ope, me të cilin kemi synuar të rishohim kufijtë përmes transformimit të narrativave dhe fuqizimit të të rinjve, duke u dhënë hapësirë të eksplorojnë fuqinë e fjalës dhe imazhit.
Nga Tirana në Tiznit (Marok), më pas në Barcelonë dhe së fundmi në Napoli, ky rrugëtim është udhëhequr nga nevoja për të reflektuar mbi përkatësinë, kufijtë, identitetin dhe diversitetin, si një mënyrë për t’i bërë ballë diskurseve përjashtuese ndaj migrantëve dhe ndarjeve politike.
Prania juaj në këtë event ka një vlerë të veçantë për ne, pasi besojmë se bashkimi dhe solidariteti mbeten mjetet më të fuqishme për t’i rezistuar përjashtimit. Ju mirëpresim!