Dokumentari “Cinema is magic” nga Dritan Mesareja
🎬 Cinema is magic, një dokumentar nga Dritan Mesareja
đź“… 3 prill
đź•› Ora 12:00
📍 Kinema Drita
Ju ftojmë në shfaqjen e filmit dokumentar “Cinema is Magic”, një dokumentar portret për kineastin dhe pedagogun e filmit Kristaq Mitro, me skenar e regji nga Dritan Mesareja.
Në një ditë të veçantë që përkon me ditën e ndarjesbnga jeta të regjisorit Kristaq Mitro, ky aktivitet vjen si një homazh për një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, një krijues i palodhur që i dha ekranit tonë histori, emocion dhe identitet. Kristaq Mitro mbetet një emër i paharruar, vepra e të cilit vazhdon të frymëzojë breza të tërë kineastësh dhe dashamirësish të filmit.
Ju presim për ta kujtuar së bashku përmes magjisë së kinemasë. 🎥