Dokumentari “Disidentët shqiptarë – Zërat e së vërtetës” nga Beti Njuma
🎬 DISIDENTËT SHQIPTARË – Zërat e së vërtetës
📌 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ju fton në shfaqjen e dokumentarit “Disidentët shqiptarë: Zërat e së vërtetës”, nga gazetarja @betinjuma .
➡️ Ky dokumentar sjell në vëmendje historitë e shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë që, përmes fjalës së lirë dhe krijimtarisë së tyre, sfiduan censurën dhe paguan një çmim të lartë për të drejtën e mendimit.
📄 Nëpërmjet dëshmive, dokumenteve arkivore dhe kujtesës historike, dokumentari rikthen në fokus zërat që nuk u shuan, duke na ftuar të reflektojmë mbi lirinë e shprehjes, kujtesën kolektive dhe rolin e letërsisë në mbrojtjen e së vërtetës.
📅 14 korrik 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë,
Qendra “Sotir Kolea”
🔊 Është një ftesë për të reflektuar mbi lirinë e shprehjes, fuqinë e letërsisë dhe rëndësinë e kujtesës sonë kolektive
Ju mirëpresim! 📚
Date
- 14/07/2026
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Salla "Sotir Kolea", Biblioteka Kombëtare
- Rruga e Elbasanit, Tiranë