Dokumentari “Grate e lirise” te “Bulevard Art Media Institute”

“Gratë e lirisë” (2018), film dokumentar me regji nga Lum Çitaku, është një dëshmi dhe kronologji e luftës, rezistencës dhe sakrificës së madhe të grave të Kosovës si pjesë kruciale e lëvizjes së shqiptarëve për liri e pavarësi.

Filmi fiton në peshë me rrëfimet e protagonisteve të shumta të lëvizjes politike të grave, veçmas për aktivitetet dhe organizimin e protestave në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë.

Në film janë përfshirë fragmente nga momentet më kritike të aktivitetit të grave që kulmuan me protesta të mëdha në vitet e luftës së armatosur në Kosovë më 1997- 1998, me fokus në protestën më masive të grave – Marshin për Drenicë me moton “Bukë për gratë dhe fëmijët e Drenicës”.

Bio e shkurtë a autorit

Lumi ka afer dy dekada pervoje pune ne filmberje dhe arte vizuele, dhe mbi 10 vjet pervoje ne menaxhim te cultures dhe hulumtim. Ai ka punuar si krijues, drejtor kreativ, producent, ligjerues dhe hulumtues i filmit, mediave te reja dhe lojerave digjitale, duke integruar antropologjine bashkekohore ne procesin e dizajnimit dhe prodhimit. Ai ka perfunduar studimet e nivelit Master ne Antropologji Vizuele dhe te Mediave (Departamenti i Shkencave Politike dhe Sociale Instituti i Antropologjise Kulturore dhe Sociale ne Universitetin Freie ne Berlin). Paraprakisht ka perfunduar studimet Bachelor ne Arte dhe Shkenca te Aplikuara nga Instituti i Teknologjise i Rocesterit Kosove, ku tani ligjeron. Si bursist programit te EU-se dhe Qeverise se Kosoves – YCS, Lumi i eshte bashkuar Qendres Kinematografike te Kosoves ne janar 2019, per te vazhduar kontributin e tij ne fushen e filmit edhe nga perbrenda institucioneve. Dhe nga 2021 ai e udheheqe kete institucion.

Nder punet audivizuele dhe ne media-te-reja/new media te tija jane: “Cineks. com” (2022), “Shtepite-shkolla ne vitet e 90-a” (2021), “Undesignate. com” (2023) ‘Botefilmi’ “GOF” (2019), “Grate e Lirise” (2018),”Voices From Within” (2018), “The numerous thoughts and things” film interaktiv (2017), “Machinima Film” (2016) etc.

Date

16/03/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

"Bulevard Art Institute"
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart