Dokumentari “Katër masa shpirti” për Kujtim Laron
Të hënën, 22 dhjetor 2025, në orën 12:00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Qendra e Studimit të Arteve dhe Komisioni i Përhershëm i Arteve shfaqin dokumentarin “Katër masa shpirti” nga Albana Kozeli, në kujtim të kompozitorit Kujtim Laro. Jeni të ftuar të na bashkoheni që të ndajmë së bashku kujtime të kompozitorit të famshëm, po edhe vuajtjet e dritën e tij, që derdhet në notat që të gjithë ia njohim e ia duam.