Dokumentari “Koha e ullirit” te Qendra “Hana” Lezhë
Ndër aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit, këtë cikël e përmbyllim me një event që merr formën e dokumentimit, por me një qasje artistike.
Me një aparat fotografik refleks dhe me smartphone, të rinjtë e Qendrës Rinore H.A.N.A kanë realizuar një dokumentar me metrazh të shkurtër, që trajton rininë dhe sipërmarrjen si përvojë reale, jo si narrativë ideale.
Përpjekja e këtij dokumentari është të rrëfejë historitë e dy të rinjve që kanë ndërmarrë iniciativa për të krijuar mundësi për veten e tyre. Qëllimi nuk është t’i paraqesë ata si modele suksesi apo dështimi, por të reflektojë dy rrugë personale, të zhytura në realitetin shqiptar.
KOHA E ULLIRIT
Nën udhëheqjen e përgjithshme të Vladimir Doda, realizuar nga të rinjtë e Qendrës Rinore H.A.N.A, me mbështetjen në postproduksion të Korabi Film si dhe me financimin e Mbretërisë së Holandës përmes Ambasadës Holandeze në Tiranë, dokumentari përmbyll një vit angazhimi të H.A.N.A dhe prezantohet për publikun të martën, më 30 dhjetor, ora 16:00, në ambientet e Qendrës Rinore H.A.N.A në Lezhë.