drita e liqenit xibër bulqiza

“Dita e Liqenit” Xibër, Bulqizë

Xibri n’festë – 10 Gusht!
____
Edhe dy ditë, dhe 10 Gushti (e Shtunë), dita e takimit të komunitetit të zonës Xibër tek “Drita e Liqenit” po vjen.
Informacione të rëndësishme:

1. PROGRAMI. Programi pritet te fillojë në orën 10.00, ndaj përpiquni të jeni aty në kohë.

2. USHQIMI. Tek vendi i takimit do të ofrohen ushqime dhe pije (me pagesë) nga bizneset e zonës. Gjithsesi, ju këshillojmë të merrni edhe ushqime e pije me vete (në mal, buka dhe uji nuk jan asnjëherë të tepërt)

3. RRUGA. Rruga e makinës nga Qafa e Murrizes deri tek nis ecja në këmbë drejt Dritës së Liqenit është e përshtatshme vetëm për makina 4×4. Nëse keni makinë të vogël, lëreni në Qafë-Murrize dhe ecni në këmbë për rreth 1 km përgjatë rrugës së makinës (Q.Murrize-Guri i Bardhë) dhe pastaj ngjitja rreth 15-20 minuta për tek ‘Dita e Liqenit’. Nga Qafa e Murrizes e gjithë rruga në këmbë deri në destinacion, është rreth 40 minuta ose 1.5 km.

4. MBETURINAT. Kujdes me mbeturinat. Vendin e duam të pastër, ndaj merrini mbeturinat tuaja me vete kur të ikni. Përveç gjurmëve të këmbëve, mos lini asgjë tjetër aty. Toka është e shenjtë dhe duhet ta ruajmë e respektojmë atë.

5. MIQTË. Nëse vijnë të tjerë përveç banorëve të zonës, janë të mirëpritur të vijnë e të rrinë si miq.
6. MODERIMI. Aktiviteti do të moderohet nga gazetarja e mirënjohur Aida Topalli.

7. MUZIKA. Këngëtare e ftuar është Sabie Rami dhe Dj. Defrim Çira. Do të ketë edhe lodër dhe cigonë. Këngë e valle do ketë me shumicë. Po ashtu do performojnë këngëtarë nga zona.

8. ARGËTIM. Përveç muzikës, do ketë edhe lojra me top (futboll, volejboll).

9. POZITIVITET. Të takohemi e çmallemi me njëri-tjetrin, duke marrë me vete vetëm kujtime pozitive.

10. AKTIVITETI 2025. Do përzgjedhim edhe grupin organizues për takimin e vitit 2025.

11. JO ZJARRE. Nuk do të ndizen zjarre pasi është sezon shumë i thatë, ndaj jeni të lutur të respektoni vendimin.

12. KUJDES! Kushdo që do të jetë në timon atë ditë, nuk duhet të pijë alkol. Njerëzit nuk i duam vetëm për atë ditë, por shumë më shumë se aq.

Date

10/08/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00

Location

Xibër, Bulqizë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart