Dua Librin – Libri “Njeriu i revoltuar” Albert Camus
Takimi i radhës i Dua Librin – “Njeriu i revoltuar” nga Albert Camus 📖
Më 25 gusht 2026, ora 18:30 🕡, në Qendrën DUA, do të diskutojmë një nga veprat më të rëndësishme filozofike të Albert Camus, ku revolta bëhet pikënisje për të reflektuar mbi lirinë, drejtësinë, moralin dhe kufijtë e veprimit njerëzor.
Përmes analizës së tij mbi revoltën dhe revolucionin, Camus na fton të mendojmë mbi një pyetje thelbësore: çfarë ndodh kur dëshira për të ndryshuar botën përplaset me kufijtë moralë të njeriut?
Një mbrëmje diskutimi 💬 dhe reflektimi ✨ mbi revoltën, lirinë, drejtësinë dhe përgjegjësinë njerëzore.
Ju mirëpresim për një tjetër takim frymëzues! 📚
📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë