DUET nga Manuela García & Fani Zguro te Galeria e Artit Tiranë
DUET | Manuela García & Fani Zguro
📍 Galeria e Artit Tiranë
📅 26 Shkurt – 8 Mars 2026
“DUET” është një projekt i Fani Zguro, një artist shqiptar i njohur për punën e tij konceptuale dhe eksperimentale, i cili u diplomua në Akademinë e Brerës në Milano (1998–2007) dhe ka fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Që prej vitit 2016, në projektet Duet, ai ka bashkëpunuar me emra të njohur ndërkombëtarë si Pipilotti Rist, Santiago Sierra, Dan Perjovschi, e shumë të tjerë.
Në këtë edicion të DUET, e organizuar dhe prodhuar nga Galeria e Artit Tiranë / Bashkia Tiranë, Fani Zguro dhe Manuela García, një artiste nga Mexico City, e rritur në Medellín, Kolumbi dhe e diplomuar në National University of Colombia dhe në Akademinë e Brerës, sjellin për publikun shqiptar një perspektivë të freskët dhe shumëdimensionale përmes krijimeve të tyre multimediale, të cilat në thelb kanë konceptualizimin e identitetit dhe kulturave përkatëse.
#DuetExhibition
#FaniZguro
#ManuelaGarcia
#ContemporaryArt
#galeriaartittiranë