“Dvorak & Mendelssohn” me violinçelistin Victor Julien-Laferrière te TKOB

🎻🪄DVORÁK & MENDELSSOHN
Një mbrëmje ku muzika bëhet udhëtim në peisazhet e kujtesës.

Dritat e skenës së Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ndizen me romantizmin evropian, i cili merr frymë përmes valëve të Hebrides, melankolisë së thellë të violonçelit dhe frymës epike të Simfonisë “Skoceze”.

Fitues i Çmimit të Parë në Queen Elisabeth Competition në vitin 2017, edicioni i parë i dedikuar violonçelit, cVictor Julien-Laferrière vjen në skenën e TKOBAP-së për të sjellë një mbrëmje të freskët artistike, së bashku me dirigjenten 19-vjeçare Olha Dondyk dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit.

✨Nga jehona e detit të veriut te zëri intim i shpirtit, nga Dvořák te Mendelssohn një përjetim që fillon në skenë dhe vazhdon brenda nesh.

Mos mungoni!

🎟️ Biletat në shitje nga e hëna, datë 29 dhjetor

Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

10/01/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.