
Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” te TKOB
🗓 Në 30 dhe 31 mars, Tirana pret në skenën e Operës , edicionin e 19 të Festivalit “Marie Kraja” në skenën e Tatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
16 🌟 të rinj, nga katër kontinente, në dy mbrëmje të magjishme në “GARA E ARIEVE” dhe “GARA E KËNGËVE” -në duet me yjet e muzikës shqiptare: 🔸️AURELA GAÇE 🔸️ JULIANA PASHA 🔸️ ENEDA TARIFA 🔸️ ELHAIDA DANI 🔸️ ERA RUSI 🔸️VENERA LUMANI 🔸️ LINDI ISLAMI 🔸️ KAMELA ISLAMAJ.
Orkestra drejtuar nga dirigjenti londonez Martin Andre.
Moderojnë festivalin sopranoja shqiptare e skenave ndërkombëtare Enkeleda Kamani dhe Blendi Salaj me pjesëmarrjen e mezzosopranos Vikena Kamenica.
Yjet e rinj të baletit drejtuar nga Alisa Gjoni.
Një juri me drejtorët e teatrove të njohur evropian.
🔊 MOS HARRONI: Biletat shiten çdo ditë në sportelin e #TKOB i cili është i hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:00. Biletat kushtojne 2000 leke për datën 30 mars dhe 3000 lekë për datën 31 mars.
