Edicioni i 22-të i “Albamono” International Monodrama Festival në Pogradec
Në datat 10–15 shtator 2026, në qytetin mikpritës dhe turistik të Pogradecit, do të zhvillohet edicioni i 22-të i “Albamono” International Monodrama Festival, me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Rusia, Bullgaria, Ukraina dhe Armenia.
Anëtarët e jurisë janë nga Rumania, Libani dhe Lituania, të cilët do të vlerësojnë artistët në kategoritë: Çmimi për Aktoren më të Mirë, Çmimi për Aktorin më të Mirë dhe Grand Prix “Dhimitër Orgocka”.
Festivali ka mbështetjen e Bashkisë Pogradec, Qendrës Multifunksionale Pogradec, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Souvenir Stela dhe Klinikës Troplini.