Ekspozita “Avatar City” nga Dritan Nasi

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës personale të artistit

DRITAN NASI

‘‘AVATAR CITY‘‘

Dt. 8 shtator, ora 19.00

Kuruar nga Ermir Hoxha

Kohëzgjatja: 8 – 14 shtator 2025

Ekspozita do të shoqërohet nga disa leksione të hapura

Galeria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura,
Universiteti i Arteve

Ekspozita “Avatar city” kërkon të trajtojë problematikat që shfaqen kur skicon një shoqëri ku të gjithë e sidomos të rinjtë, një brez i tërë, janë të varur nga ekspozimi në rrjetet sociale… Në ditët e sotme gjithçka është kthyer në një postim dhe qëllimi i vetëm është shndërruar në detyrim për t’u shfaqur në një ekran me dritë fosforeshente. Gostingu, si qëllim striptizmi i jetës, po pa lidhje emotionale…
“Avatar City” është një pasqyrë e tmerrshme e varësisë nga rrjetet sociale, në një botë ku çdo moment duhet të “postohet” dhe çdo përvojë të reduktohet në një story ose reel. Nëse Frojd-i dhe Jung-u do uleshin të diskutonin në këtë kohë që jetojmë për shtresëzimet e subkoshiencës njerëzore, do përqëndroheshin në këtë dimension të ri të shfaqjes virtuale, kthyer tashmë në dimensionin më të rëndësishëm të jetës së sotme.
Ekspozita “Avatar City” paraqet, shpalos një shoqëri të zhveshur nga emocionet e vërteta, ku jetohet për publikun, jo për veten. Kjo ekspozitë nuk është thjesht kritikë e rrjeteve sociale – është një pasqyrë e tmerrshme e realitetit ku jetojmë, ku identiteti ynë është bërë një avatar i punuar nga inteligjenca artificiale, i kontrolluar nga algoritmet. Ky dimension i ri do ishte “Gostingu”, si striptizëm i subkoshiencës së sotme.

Date

08 - 14/09/2025
Në zhvillim

Time

19:00 - 19:00

Location

Galeria Fab

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.