Ekspozita “Birthmark” nga Armejsa Kullolli te Qendra Artit Agimi
Në vrullin e një ndër revoltave më të mirëqena qytetare shqiptare, përkon për ironi revolta ime personale, në formën e saj artistike dhe krejt të ndjerë.
E udhëhequr nga histori reale të lindjeve shqiptare, e frymëzuar nga dokumentimi i secilës histori dhe e shtyrë nga mllefi i përplasjes me një sistem që vitin e fundit ka mohuar pjesëmarrjen time në po të njëjtat salla ku këto foto e qindra të tjera janë shkrepur për thuajse 6 vite me rradhë.
Ju pres në ditët e ekspozitës së dytë të Birthmark;
9 foto lindje dhe një video rrëfim intim i lindjes së mikeshës sime në një tjetër shtet, për të krahasuar lehtësisht përjetimet e secilës prej mamave që pa hezitim zgjodhën sërish të më besonin momentet e tyre më sublime.
Jam shumë e lumtur ta ndaj këtë përjetim me të gjithë ju, për të dytën herë me mikpritjen e @qendra_e_artit_agimi dhe mbështetjen e @primedistributor.al @agogmarketing të cilët u bashkuan pa mëdyshje në një event sa personal aq edhe gjithëpërfshirës që më shumë se i imi, i takon një prej shumë degëve të pemës shqiptare e cila dita ditës pret të ujitet e të çelë.
Mezi pres ditët në vazhdim t’ju tregoj më shumë!
14-20 Qershor
10:00 – 20:00