Ekspozita “Copëza Durrësi në pullat shqiptare” dhe “Muzeu jashtë Muzeut” në Durrës
Në kuadrin e celebrimit të 20 vjetorit të Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit, një vend të rëndësishëm do të zërë lidhja e këtij Universiteti me qytetin.
Kjo është arsyeja që Universiteti ka përzgjedhur të prezantojë, midis të tjerash, dy ekspozita fotografike të realizuara nga QMD, të cilat sjellin në sytë e studentëve dhe të publikut qytetar durrsak vlera të spikatura të Durrësit.
Ju ftojmë të vizitoni në mjediset e Rektoratit të Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit 2 ekspozitat tona.
Hapja e eventit: Data 12 dhjetor, ora 10.00
UAMD, Currila, Durrës.