Ekspozita “Ditar i një udhëtari” nga Parid Dule

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën personale të piktorit

PARID DULE

‘‘DITAR I NJË UDHËTARI – nuk është Fundi, është një Ndalesë‘‘

Dt. 1 tetor, ora 19.00
Kuruar nga Orlis Vathi

Kohëzgjatja 1 – 9 tetor 2025

Galeria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura
Universiteti i Arteve
Rr. Ibrahim Rrugova, nr. 22
Tiranë

Teksti kuratorial

Në thelb, çdo krijim është një dialog midis artistit dhe botës. Një akt thellësisht personal, nga i cili lind një univers i ri, i papërsëritshëm, ku ndjesitë dhe reflektimet e artistit marrin formë.

Moment thellësisht magjik, sepse artisti krijon atë që nuk mund të shprehet me fjalë, por që ndodhet përpara syve të brendshëm të tij duke e bërë të padukshmen të dukshme. Aty…këtu mbi atë hapësirë gjeografike të unit të tij, na shfaqet një peisazh (në shikim të shpejtë i njohur për shikuesin), por papritur, ajo që e shkëput nga ai peisazh konkret është prania e një figure, pothuajse përherë femërore.

Lind vetvetiu pyetja?! Ndodhet aty rastësisht apo peneli artistit e vendos qëllimisht, si nevojë e brendshme për ta humanizuar peisazhin, apo si muze për tu freskuar në një ripërtëritje përkundrejt zbrazëtisë së botës reale, ku figurat janë arratisur me kohë?

Date

01 - 09/10/2025
Në zhvillim

Time

19:00 - 19:00

Location

Galeria Fab

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.