
Ekspozita “Dy botë, një realitet” te Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” Durrës
DY BOTË, NJË REALITET 🖼
𝙰𝙱𝙰𝚉 𝙷𝙰𝙳𝙾 | 𝙺𝙰𝙼𝚄𝚁𝙰𝙽 𝙶𝙾𝚁𝙰𝙽𝙲𝙸 🎨
𝟮𝟱 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 | 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬
📍 Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia”
🔜 Ekspozita “Dy botë, një realitet” ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues, të cilët, ndonëse të ndryshëm në gjuhë shprehëse dhe teknikë, takohen në të njëjtin horizont estetik: atë të përjetimit të transformuar të realitetit. Njëra qasje i referohet figuracionit poetik të natyrës, tjetra ngurtëzimit të ngjyrës në abstraksion monokromatik. Në këtë ndërthurje, arti shfaqet jo si pasqyrë e botës, por si mënyrë për ta rishfaqur dhe ripërjetuar atë.
Dialogu mes 𝗛𝗮𝗱𝗼𝘀 dhe 𝗚𝗼𝗿𝗮𝗻𝗰𝗶𝘁 është thelbi i ekspozitës: njëra qasje e ngre natyrën në një hapësirë simbolike e mitike; tjetra e zhvesh botën deri në esencën e ngjyrës si energji e pavarur. Dy botë të kundërta, që megjithatë bashkohen në të njëjtën pikë: arti si akt i ri-shfaqjes së botës, qoftë përmes figuracionit poetik, qoftë përmes përjetimit të ngjyrës së vetme.
ℹ️ Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 𝟰 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿 në orarin 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟯:𝟬𝟬 dhe 𝟭𝟳:𝟬𝟬 – 𝟮𝟬:𝟬𝟬.
𝓙𝓮𝓷𝓲 𝓽𝓮̈ 𝓶𝓲𝓻𝓮̈𝓹𝓻𝓲𝓽𝓾𝓻 ❗️
