
Ekspozita e Nënqytetit te Galeria e Artit, Pogradec
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën e Nënqytetit:
🗓️ 12 korrik 2025
⏰ 20:00
📍 Galeria e Artit, Pogradec
Nënqyteti rizbulon shtresat e zbehura të Pogradecit, ku tridhjetë e një vizatime nga artisti Anastas Kostandini ndërtojnë një hartë intime dhe poetike të qytetit, rikthyer përmes kujtesës, vëzhgimit të imët dhe rrëfimit.
Ju mirëpresim!
Projekti “Nënqyteti” realizohet në kuadër të projektit “Liqenet e Shqipërisë”, financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga COSV Albania & VIS Albania.
