exhibition korça

Ekspozita fotografike “Ikonat e Diço Zografit në Muzeun Historik Kombëtar” në Korçë

Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, jemi të emocionuar të njoftojmë hapjen e ekspozitës fotografike “Ikonat e Diço Zografit në Muzeun Historik Kombëtar”! 🏛️✨

Ky aktivitet organizohet nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Korçë.

Në këtë ekspozitë fotografike, do të shihni 12 ikona të mrekullueshme të ikonografit Diço Zografi, përfshirë “Dyert e Bukura” të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan. Po ashtu, do të jenë të ekspozuara foto të objekteve të çmuara prej ari dhe argjendi, si një kryq, mbulesa ikonash dhe kapakë ungjilli.

Ju ftojmë të na bashkoheni më datë 27 Shtator, në ora 18:00, në ambientet e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, për të shijuar këtë pasuri të trashëgimisë sonë kulturore.

Tags: ,

Date

27/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

"Muzeu Kombëtar të Artit Mesjetar" Korçë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart